Pas Gjirokastrës dhe Vlorës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-LSI për Beratin

Mos i humb

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi sot padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Në fund Kolegji Zgjedhor rreëzoi padinë pd e lsi per qarkun Berat si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

LSI pretendonte mandatin e saj të parë në Berat pasi diferenca me PS ishte 77 vota.

Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.

Më herët Kolegji rrëzoi pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.

Në 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor.

Bashkë me Beratin që shqyrtohet sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit