Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Vuçiq do të takohet me Moore në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, njoftoi shërbimi i shtypit i Vuçiqit.
Zyrtari i lartë britanik të mërkurën vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj, transmeton klankosova. Kreu i Qeverisë kosovarë ka thënë se në këta takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Moore i kërkoi kryeministrit heqjen e taksës, por ai e refuzoi.