
Heqja e taksës ka qenë kërkesa e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, pas takimit që pati në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog.
Ajo ka thënë se marrëveshjet që janë arritur duhet të respektohen dhe implementohen.
“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini.
Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.


