Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në banesën e Arjan Sulës, e cila ka hapur dyert e mortit.
Pas ngushëllimeve që i shprehu familjes, Meta tha se këto ngjarje janë tronditëse, dhe të gjitha institucionet që nuk vepruan duhet të vendosen përpara drejtësisë.
‘Këto janë ngjarje mjaft tronditëse, dhe janë ngjarje ku çdo institucion duhet të vendoset para drejtësisë, për të shpëtuar jetët e qytetarëve.
Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më, falë sakrificës së tij u shpëtuan shumë jetë, ai ishte një qytetar i përgjegjshëm, një njeri i cili pranoi të lërë pas një fëmijë jetimë, që shumë familje të tjera të mos ishin viktima”- tha Meta.
Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia.
Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. N
dërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.
Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.


