Pasi e pranoi se do të betohet para Metës, mbërrin në Presidencë shkresa e PS për Ramën si Kryeministër

Mos i humb

Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.

Shkresa e PS ka shkuar tashmë te Presidenti Ilir Meta.

Nuk dihet ende nëse Kreu i Shtetit do ta dekretojë Ramën si kryeministër të vendit, pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit