Pasi fitoi zgjedhjet, Zelenski niset për pushime në Turqi

Mos i humb

Komiku Vladimir Zelenskiy, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, do të udhëtojë në Turqi për pushime pas trumfit zgjedhor.

“Kemi rënë dakord të jemi transparentë. Ja kështu. Po fluturojmë për në Turqi. Po i dërgoj fëmijët në festivalin vjetor zbavitës”, tha Zelenskiy në një deklaratë në median sociale.

Ai tha se ky është pushimi i parë për të pas një periudhe katërmujore dhe shtoi se do të kthehet në Ukrainë pas dy ditësh.

Ndryshe, Zelenskiy arriti të sigurojë 73,22 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përballë presidentit aktual Petro Poroshenko, i cili mori 24,45 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit