Pasi piu birra me shokun, kapërceu murin e ambasadës ruse/ Pushohen hetimet për 29-vjeçarin

Mos i humb

Hetimet kanë pushuar për Oltjano Terpollarin, i cili nën efektin e alkoolit ka kapërcyer murin e ambasadës ruse e ka hyrë në  territorin e saj.

Prokurori i çështjes në Gjykatën e Tiranës, Bajram Brecani ka pushuar hetimet ndaj tij.

Më datën 08.06.2020  Teropollari është shoqëruar në komisariatin nr.2 në Tiranë pasi rreth orës 4:30 ka hipur sipër murit të ambasadës ruse dhe është futur në ambientet e saj.

Së bashku me të ka qenë edhe shoku Franklin Zhezha, i cili ka deklaruar se pasi kishin pirë disa birra në liqenin Artificial kanë ecur në drejtim të Tiranës së Re për në ish-Bllok.

Ai thotë se nuk e ka kuptuar arsyen se përse Oltjani e ka kapërcyer murin rrethues të ambasadës.

Ndërsa Oltjano ka thënë në dëshminë e tij se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, e ka bërë se ka qenë i dehur dhe ndihet i penduar.

Dëshmitarët kanë thënë se Terpollari vinte era alkool në momentin që është kapur 29-vjeçarin nga Skrapari.

Nga hetimet është nxjerrë në përfundim se ai është kapur në momente të pavetëdijes nën efektin e alkoolit, duke mos ditur si të vepronte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit