PD: Banorëve të Pezë Helmësit po iu dëgjohet zëri pas denoncimit, jo më mësim në Vaqarr me 4 turne

Mos i humb

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se banorëve të Pezë Helmësit po iu dëgjohet zëri pas denoncimeve që ata kanë bërë në lidhje me mbarë-vajtjen e mësimit.

Zhupa sqaron se shkolla në Pezë Helmës ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërsa Bashkia Tiranë ka kthyer sytë nga institucioni arsimor dhe ka hapur atë, vetëm pasi banorët kanë protestuar.

Për Zhupën, zgjidhja e këtij problemi pas protestave dhe denoncimeve, bën që banorët e këtyre zonave të shkojnë në shkollë në Pezë Helmës dhe jo në Vaqarr, ku bëhet mësim me 4 turne.

Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:

Jam e lumtur që mundem ti ndihmojmë tju dëgjohej zëri banorëve të Pezë Helmes dhe të kthente sytë Bashkia Tirane që e ka për detyrë për ti gjetur zgjidhje.

Nga e hëna fale protestes, nxënësit e Pezë Helmes kanë një zgjidhje të përkohshme ne shkollën “Vellezerit Kajtazi” dhe jo me 4 turne si në Vaqarr që ju kishin dërguar orarin dhe ndarë klasat.

I kishte lënë në harresë Bashkia Tiranë dhe u kujtua vetëm pasi shkuam ne edhe i takuam dhe ngritën zërin banorët për të kërkuar të drejtat e tyre.

Përshëndetje! Të protestosh dhe të kërkosh të drejtën tënde është qytetari👍💪Me një përkushtim të madh prindëror të banorëve të Pezë Helmësit, në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e PD Dega-15 z. Saimir Lika, dhe me zëdhënësen e PDSH znj. Ina Zhupa, u arrit qëllimi kryesor i cili ishte:Zgjimi nga gjumi 10-mujor i përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror.Mësimi do të zhvillohet në Vaqarr tek shkolla ''Vëllezërit Kajtazi".Të gjithë ambjentet e kësaj shkolle do të shfrytëzohen vetëm nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Pezë Helmës".Është një zgjidhje e përkohshme deri në riparimin e plotë të shkollës tonë.Çdo lloj pune dhe investimi në shkollën tonë, do të jetë nën mbikqyrjen e syrit vëshgues të banorëve👀👀I urojmë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe rikthim sa më të shpejtë në ambjentet e shkollës së Tyre në Pezë Helmës🙏

Gepostet von Fshati Peze Helmes am Sonntag, 13. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit