PD: Drejtuesit e institucioneve publike presion punonjësve për të siguruar votën e diapsorës

Mos i humb

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo në një deklaratë për shtyp ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Socialiste se po u bën presion punonjësve në sektorin publik për të siguruar votën e shqiptarëve të diasporës.

Nga selia blu, Bozdo paraqiti një formular, ku sipas tij po i shpërndahet administratës publike, qendrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat.

“Partia Socialiste, drejtuesit e saj qendrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.

Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”- tha Bozdo.

Bozdo tha se çdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit