PD godet vettingun: ja pse duhej skualifikuar Arta Marku

Mos i humb

Opozita ka bërë të parin dhe të vetmin reagim ndaj procesit të vettingut, kur prej javësh po kalojnë drejtuesit e sistemit të drejtësisë në vend. Ajo ka kontestuar kualifikimin e Kryeprokurores Arta Marku, njeriun që më së shumti e “urren”, për vetë pozitën e saj të ndjeshme dhe mënyrë se si u zgjodh.

Nga selia blu, deputeti Alibeaj renditi 5 arsye, sipas tij dhe forcës që përfaqson, se pse znj.Marku nuk duhej ta kishte kaluar vettingun.

1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.

2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.

4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.

5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit