PD i drejtohet KQZ-së/ Letra për Celibashin: Asnjë masë për mundësimin e sistemit të videomonitorimit në QV, miratoni aktin normativ

Mos i humb

Partia Demokratike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, z. Ilirjan Celibashi për çështjen e videomonitorimit në Qendrat e Votimit.

Në letrën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhin dërguar për dijeni, ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Delegacionit të BE-së në Tiranë, Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Anëtarëve të Komisionit Rregullator në KQZ, thuhet se sipas marrëveshjes së 5 qershorit të miratuar me ligj dhe më 23 korrik 2020 palët politike kanë rënë dakord për përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të. Por, sipas PD ende nuk është marrë asnjë masë nga KQZ për mundësimin e aplikimit të sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit.

Për këtë arsye PD i kërkon kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit të marrë masa për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

LETRA E PLOTË
Gjatë diskutimeve në Këshillin Politik që u konkretizuan me Marrëveshjen Politike të 5 qershorit dhe u miratuan me ligj më 23 korrik 2020, palët politike kanë rënë dakord për përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Për këtë arsye, pika 2, e nenit 22 të Kodit Zgjedhor, parashikon që: “KQZ-ja ka kompetencë të instalojë dhe përdorë sisteme videomonitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Sistemi i videomonitorimit nuk mund të instalohet në qendrat e votimit në mënyrë të tillë që të cenojë ose të rrezikojë kryerjen në fshehtësi të votimit. Nëse nuk e kryen vetë. KQZ-ja ka të drejtë të prokurorë instalimin ose edhe operimin e sistemit të videomonitorimit”.
Deri në këtë moment nuk rezulton që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë ndërmarrë ndonjë masë për mundësimin e aplikimit të sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit. Në këto kushte, duke besuar plotësisht në vullnetin tuaj institucional për ushtrimin e kësaj kompetence ligjore, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të marrë të gjitha masat për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke miratuar sa më parë aktin normativ që e mundëson këtë, si dhe duke parashikuar fondet e nevojshme financiare për implementimin e këtij sistemi.

Whatsapp Image 2020 11 19 At 11.40.05 Am
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit