PD i përgjigjet Ramës: Tmerri i trafikut në Unazën e Re i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë

Mos i humb

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook”, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tmerri i trafikut në Unazën e Re, i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë.

Teliti thekson se një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, e se një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.

“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut.

Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania.

48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.

Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos.

Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para”, shkruan Teliti.

Rama më herët ka publikuar një video në “Facebook”, ku iu shpjegon qytetarëve se për shkak të punimeve në Unazën e Re, do ketë devijim rruge.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të🚦trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit