PD publikon skemën: Si u manipuluan zgjedhjet në njësinë 8 në Tiranë

Mos i humb

Partia Demokratike përmes Belind Këlliçit ka denoncuar sot me emra në lidhje me shit-blerjen e votës nga PS në njësinë nr.8 në Tiranë.

Këlliçi në një dalje për mediat tha se sipas tij, u blenë vota me para cash, u kërcënuan votuesit dhe u mblodhën kartat e identitetit të personave që do të votonin PD.

PD thotë se kallëzimi në SPAK u bë por në tre javë nuk pati hetim, dhe u lejua deformimi i votës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE – BELIND KËLLIÇI

Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.
Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për shtetasit Aleksandër Lipivani, Emiljano Dusha, Ardian Davidhi, Rexhep Spahiu, Marlind Shkreli dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.
Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.
Personat e sipërpërmendur kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit. SPAK është njoftuar në kallëzimin tonë se në mjediset e lokalit të sipërpërmendur, këta persona shpërndanin para cash në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
Aleksandër Lipivani është funksionar i administratës publike i përfolur për korrupsion, ndërsa Emiljano Dusha dhe Ardian Davidhi zotërojnë shoqëri private që kanë përfituar rreth 20 milion euro tendera korruptivë dhe paratë e fituara prej tyre i përdorën për të blerë vota për Partinë Socialiste.
Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.
Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.
Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit