PD: Raporti i “RSF” për median është tronditës

Mos i humb

Demokratët e cilësuan tronditës raportin e “Reporterëve pa kufij”, duke bërë përgjegjës Edi Ramën për cilësimin e Shqipërisë në raport, si vendin ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale.

“Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka krijuar imazhin e një vendi parajsë për trafikun e drogës, por kjo është hera e parë, që Shqipëria renditet në raportin e “Reporterëve pa kufij” si një nga 5 vendet në botë me krim të organizuar shumë të rrezikshëm”, tha deputetja Albana Vokshi.

Kryetarja demokrate e Komisionit të Medias tha se, situata alarmante e krimit ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

“Historitë e 3 gazetarëve shqiptarë: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota, kanë një të përbashkët. Gazetarët janë kërcënuar për shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta të krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrbjen me Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafien e plehrave”, tha më tej Vokshi.

Raporti i organizatës së njohur, sipas demokratëve përforcon edhe një herë shqetësimet e ngritura edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit për kapjen e medias për interesa të pushtetit dhe kërcënimet ndaj gazetarëve për të mos investiguar për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit