PDK “goditje” Haradinajt, ia merr 100 aktivistë në Vushtrri

Mos i humb

Partia Demokratike e Kosovës ia ka marrë 100 aktivistë AAK-së në Vushtrri.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje edhe të tjerëve të bashkohen sipas tij për një të ardhme më të mirë.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri.

Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë!

Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mire.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit