PDK koalicion qeverisës me PSD-në e Shpend Ahmetit

Mos i humb

Partia Demokratike e Kosovës pritet të hyjë se shpejti në koalicion qeverisës në Prishtinë me Partinë Social Demokrate të Shpend Ahmetit. Krejt kjo lëvizje pritet të ndodh pasi të largohet Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i PSD-së ka bërë të ditur se do t`i japë fund bashkëpunimit me ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila aktualisht udhëheq me tri drejtori në qeverisjen komunale.

Ahmeti ka lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës-Nora Kelmendi, të Shëndetësisë-Arben Vitia dhe të Kulturës-Yll Rugova.

Nga ana tjetër, Migjen Shala, këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se aktualisht nuk kanë marrëveshje me PSD-në, porse kanë pranuar sinjale për një gjë të tillë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit