Peleshi: Forcim i mëtejshëm i lidhjeve tona

Mos i humb

 

Është mbyllur stërvitja mes Regjimentit të Operacioneve Speciale të vendit tonë, Forcave Speciale të SHBA dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një reagim në rrjete sociale, e cilëson këtë angazhim të përbashkët si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me SHBA dhe Maqedoninë e Veriut.

“Operatorët e Regjimentit të Operacioneve Speciale përfundojnë stërvitjen përgatitore për në “JCET-23”, stërvitjen e përbashkët me Forcat Speciale të SHBA-së që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut”, bënë të ditur Peleshi.

“Kjo stërvitje intensive ka përgatitur efektivët tanë që të jenë në nivelin më të lartë të aftësive për realizimin dhe përballimin e sfidave më të vështira në terren”, theskon Peleshi.

“Bashkëpunimi me Forcat Speciale të SHBA-së është një hap i rëndësishëm për të forcuar edhe më shumë lidhjet tona dhe për të mësuar nga përvoja e tyre e vlefshme në fushën e operacioneve special”, nënvizon Peleshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit