Peleshi: Stërvitje dhe operacione për gjetjen e minave historike

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, anijet e NATO-s, SNMCMG2 do të jenë në një vizitë portuale në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi publikon video të anijeve të NATO-s që, përveç stërvitjeve dhe trajnimeve të ndryshme me Forcat Detare, do të zhvillojnë operacione për kërkimin dhe gjetjen e minave historike.

“Nga data 22-27 shkurt 2023 anijet e NATO-s SNMCMG2 do jenë në një vizitë portuale në Durrës. Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi me Forcën Detare në trajnime dhe stërvitje të ndryshme”, theksoi Peleshi.

Gjithashtu, shtoi Peleshi, “me anijet e SNMCMG2, gjatë kësaj periudhe, do të zhvillohen dhe operacione për kërkimin dhe gjetjen e minave historike, në bashkëpunim me Qendrën e Zhytjes tonë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit