“Pengmarrja e Belerit vazhdon”, Vangjel Dule reagon ashpër pas vendimit

Mos i humb

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, përmes një komunikimi për mediat ka reaguar pas caktimit të masës arrest me burg për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit në Himarë, Fredi Beleri.

Sipas tij “pengmarrja” e Belerit vazhdon, ndërsa vendimi i dhënë nga gjykata tashmë pritej.

Dule u shpreh se vendimi i dhënë ndaj Belerit është motivuar dhe ekzekutuar drejtpërsëdrejti nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Avokati tha: “Proces dhe akuzë politike”, -kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit akuzën e ngritur ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.

Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit, mbrojtësi ligjor i tij, tha se Beleri se nuk u provuan provat që ata kërkonin ndonëse arrestimi u konsiderua i ligjshëm.

“Veprimet ishin të simuluara të policisë, është akuzë politike dhe montim politik.

Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë nga lokali, rrëmbimi aty konsistonte të gjente dicka në flagrancë, por nuk i gjetën. Beleri do të dërgohet sot në Tiranë”,- tha ai

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit