Pentagoni: Raportet SHBA-Turqi nuk janë në krizë

Mos i humb

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, deklaroi se Operacioni “Dega e Ullirit” të cilin forcat turke e zbatojnë në Afrin të Sirisë, do të mund të tërheq vëmendjen nga operacioni i koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-të kundër DEASH-it.

E shoqëruar nga komandanti i komandës ushtarake amerikane, gjenerali Kenneth McKenzi, në një konferencë për mediat White tha se Ankaraja zyrtare ka shfaqur shqetësime lidhur me çështjen e sigurisë, për të shtuar se raportet SHBA-Turqi nuk janë në krizë.

“Aktualisht kemi një bashkëpunim të ngushtë me Turqinë. Ata janë aleatët tanë në NATO dhe ndjejnë një shqetësim legjitim për çështjen e sigurisë. Për këto arsye, ne vazhdojmë bisedimet me ata”, tha White. Siç tha ajo, operacioni ushtarak në Afrin, megjithatë shpërqendron nga lufta kundër DEASH-it. “Në cilësi të aleatëve, ne e kemi patjetër të përqendrohemi në luftën kundër DEASH-it, që është qëllimi ynë primar”, tha White.

Gjenerali McKenzie, nga ana e tij tha se operacioni në Afrin, mund të ndikojë negativisht mbi luftën kundër DEASH-it. “Nga shkaku i kësaj po bashkëpunojmë me Turqinë në mënyrë që të minimizojmë këtë”, tha McKenzie. Ai shtoi se me zyrtarët turq po bisedojnë për të zbutur shqetësimet e tyre për qëllimet e SHBA-ve në luftën kundër DEASH-it në Siri.

“Nuk kemi bërë trajnime as që u kemi dhënë pajisje grupeve kurde në Afrin. Ne jemi të përqendruar në operacionet që po kryejmë në jug dhe në lindje të lumit Eufrat”, tha McKenzie, për të shtuar se po monitorojnë me vëmendje përdorimin e armëve të cilat ua kanë dhënë elementëve të PYD/PKK-së në verilindje të Eufratit. Në fund tha se janë në koordinim të vazhdueshëm me Turqinë lidhur me çështjen e vendndodhjes së ushtarëve amerikanë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit