Për herë të parë, PD dhe LSI mbledhje e përbashkët grupesh

Mos i humb

Për herë të parë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kenë një mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare.

Mbledhja e përbashkët do të mbahet në ambientet e Kuvendit, ndërsa burime brenda dy partive bëjnë të ditur se ishte parashikuar për në orën 13.30.

Ka qenë PD që ka kërkuar shtyrjen e kësaj mbledhje për në orën 15.00, për shkak të komisionit hetimor “Tahiri”.

Nuk dihet ende qëllimi i kësaj mbledhje të përbashkët të dy grupeve të opozitës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit