“Për paqe në Afganistan, Britania duhet të takohet me talebanët”

Mos i humb

 

 

 Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson tha se qeveria britanike duhet të zhvillojë takime zyrtare me talebanët për vendosjen e paqes në Afganistan.

Sipas një artikulli të “The Telegraph” thuhet se Williamson në një deklaratë për deputetët ka thënë se ofrimi i stabilitetit në Afganistan ka rëndësi për Birtaninë e Madhe. Ai tha se Britania e Madhe pret që zgjedhjet që do të mbahen deri në fund të vitit në Afganistan të zhvillohen në një atmosferë paqësore.

“Për vendosjen e paqes në Afganistan, Britania e Madhe duhet të realizojë takime zyrtare me talebanët”, deklaroi Williamson duke theksuar gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për Afganistanin.

Ai ka thënë se e ka mirëpritur propozimin e Qeverisë së Afganistanit për bisedime të pakushtëzuara të paqes me talebanët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit