Temperaturat e larta nuk kursejnë as pyjet Zvicerane

Mos i humb

Shërbimet e urgjencës në Zvicër, njoftuan sot se kushtet shumë të thata atmosferike po nxisin zjarrin që shpërtheu një ditë më parë në Valais.

Zyrtarët vlerësojnë se zjarri i ndezur në një shpat mali pranë komunës së Bitsch do të kërkojë angazhimin në terren të shërbimeve te urgjencës për ditë të tëra.

Rreth 200 banorë u transferuan si masë paraprake.

Funksionimi i sistemit të teleferikut është ndërprerë, ndërsa shtigjet e ecjes janë mbyllur pjesërisht.

“Terreni i pjerrët, kushtet e thata atmosferike dhe era e vazhdueshme po përshpejtojnë përhapjen e shpejtë të flakëve”, tha eksperti i zjarreve në pyje, Marco Conedera për agjencinë zvicerane të lajmeve “Keystone-SDA”.

“Është si një oxhak”, tha Conedera.

Ai e konsideroi thatësirën mbizotëruese në rajon të kombinuar me erën si “një koktej helmues”, që rrit rrezikun e zjarreve në pyje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit