Përfaqësuesit e KS-OKB-së mbërrijnë në Mianmar për hetime në Arakan

Mos i humb

 

 

Një delegacion i ambasadorëve nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) vizituan Mianmarin për të hetuar krizën humanitare të përjetuar në rajonin e Arakanit.

Delegacioni prej 15-anëtarësh i kryesuar nga Presidenti i KS-OKB-së dhe ambasadori i Perusë në OKB, Gustavo Meza-Cuadra, pas një vizite në Bangladesh ka vizituar Mianmarin dhe u takuan në Nepxhidou (Naypidav) me ministren e Jashtme dhe ministren e Shtetit përgjegjëse për Presidencën e Mianmarit, San Suu Kyi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Delegacioni, i cili do të jetë në rajonin e Arakanit të martën, synon të shqyrtojë nivelin e përgatitjeve për kthimin e refugjatëve nga qeveria në kontekstin e marrëveshjes së arritur me Bangladeshin, si dhe shqyrtimin e sulmeve të ushtrisë së Mianmarit kundër civilëve dhe shkeljet e të drejtave.

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Jashtme të Mianmarit, Myint Thu, në një deklaratë në lidhje me vizitën theksoi ambasadorët e 15 vendeve anëtare të KS-OKB-së do të vizitojnë qendrat e pranimit të refugjatëve dhe disa fshatra në pjesën veriore të rajonit Arakan. “Përfaqësuesit do të informohen për detajet e marrëveshjes së rikthimit midis dy vendeve dhe planet për ri-sistemimin e të kthyerve” tha Thu.

Ambasadorja e Britanisë në OKB, Karen Pierce, në një deklaratë pas një vizite në fundjavë në kampin e refugjatëve Kutupalong në Bangladesh, theksoi se Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të punojë për të siguruar rikthimin e refugjatëve të Arakanit në atdhe, por se për këtë nevojitet siguri.

Në Mianmar, gushtin e kaluar ushtria nisi operacionet në shkallë të gjerë, pas sulmeve terroriste të panjohura saktësisht se nga cilët u kryen në pikat e kontrollit të policisë në kufirin verior të rajonit të Arakanit. Gjatë operacioneve, u dogjën fshatra, u dogjën shtëpitë që u përkisnin muslimanëve të Arakanit, u përjetuan masakra, përdhunime dhe tortura kundër civilëve. Që nga viti i kaluar, për shkak të konflikteve, më shumë se 700 mijë muslimanë të Arakanit kanë braktisur atdheun e tyre dhe kanë kërkuar strehim në Bangladeshin fqinj.

Në raportet e saj, OKB i përshkroi krimet e kryera kundër civilëve si “spastrim etnik”. Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Zayd Ra’ad al-Hussein, kishte paralajmëruar se ngjarjet e përjetuara kundër muslimanëve të Arakanit mund të shndërroheshin në “gjenocid”.

Në muajin janar mes Bangladeshit dhe Mianmarit u arrit një marrëveshje për rikthimin e refugjatëve. Por muslimanët e Arakanit hezitojnë në këtë çështje për shkak se janë të shqetësuar për plotësimin e kushteve që kërcënojnë sigurinë e tyre kur të kthehen përsëri në Mianmar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit