Përfshihen nga zjarri zyrat e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Mos i humb

Një zjarr i ka përfshirë disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë mëngjesin e së martës.

Zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes duke punuar për ta shuar zjarrin.

Zjarri i ka përfshirë disa zyre në katin e dytë të ndërtesës së Institutit si dhe pjesën e çatisë mbi to.

Nuk raportohet për persona të lënduar, sipas Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës tha se zjarri në dy zyre të Institutit Mjekësisë Ligjore në Prishtinë u raportua në orën 8:00 të martën.

Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tha se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e këtij Instituti.

Policia tregoi se i ka nisur tashmë hetimoret “për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit