
Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një makinë në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Mësohet se makina ka marrë flakë në pjesën e motorit dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.
Po kështu raportohet se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.


