Përfundon mbledhja e Alibeajt me 17 kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore

Mos i humb

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj me 17 kandidatët që pritet të garojnë si kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Tahsmë nis mbledhja e kryesisë së PD-së dhe në përfundim, Alibeaj do të flasë para mediave për vendimet përfundimtare të marra.

Në vijim, Alibeaj zhvilloi në takim me  17 kandidatët e prezantuar deri më tani për kryetarë bashkie, e ndërsa në 17:45 ka nisur takimin me Kryesinë dhe në fund do japë verdiktin. Interes pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën. Tre emra janë përfolur deri më tani si kandidatë potencialë për bashkinë e Tiranës, gazetari dhe shkrimtarit Rudi Erbara, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Dy të fundit janë propozuar nga Kryesia në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë.

Nga ana tjetër edhe Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë e Rithemelimit dhe pritet të publikojë listën me emra për këshilla bashkiakë.   Pritet me interes vendimi që do të marrë PD, ndërsa vetëm një ditë më parë Alibeaj zhvilloi mbledhje me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, mbledhje në të cilat pati edhe debate. Deputetët demokratë janë të ndarë, disa prej tyre kërkojnë që të dalin në garën elektorale të 14 majit vetëm me lista për këshilla bashkiakë, por të tjerë thonë se duhet të nxjerrin edhe kandidatë për kryebashkiakë.

Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dash Sula, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati kërkojnë të futen në zgjedhje vetëm për këshillat bashkiakë, por ndryshe mendon vetë Alibeaj, që thotë se i ka gati emrat për 61 bashki dhe në të njëjtë linjë me të qëndrojnë edhe deputetët Oriola Pampuri, Flutura Açka,  Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku.

Ajo çfarë u vu re ditën e djeshme në përfundim të mbledhjes ishte një lloj tensioni mes dy figurave më të rëndësishme të PD-së, Alibeajt dhe Gazment Bardhit. Mes tyre u vu re një lloj ndarjeje në ide, ndërsa numri 2 i partisë, Bardhi ka refuzuar ta thotë publikisht qëndrimin e tij, duke thënë se do ta bëjë me dije pasi të merret vendimi sot. Por, Report Tv mësoi se Bardhi është kundër daljes me kandidatë për kryebashkiakë.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan – Florian Qamo
3.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz – Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë – Sandër Marku
6.    Krujë – Sabah Sheta
7.    Dibër – Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13.    Librazhd -Bujar Vreto
14.    Vorë- Ibrahim Bruka
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë Mark Ruçi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit