Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferaj i del në ‘krah’ Bashës: Përjashtimi i Berishës është një vendim që eleminoi kostot afatgjata për Shqipërinë

Mos i humb

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike.

Ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të ish-kryeministrit Berisha.

Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti.

Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore.

Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit