“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë, Rainer Breul, në Berlin tha se Gjermania është e vetëdijshme për barrën të cilën Turqia e ka marrë në strehimin e refugjatëve nga Siria dhe e mbështet në këtë.

Ai tha se e njëjta vlen edhe për situatën humanitare në Idlib të Sirisë e cila gjendet në kufi me Turqinë. Ai shtoi se Turqia edhe këtu ka marrë përgjegjësi dhe se këtë dëshiron ta bëjë edhe Gjermania.

“Përgjegjësia humanitare në Idlib i takon tërë bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa jo vetëm Turqisë. Këtë qartë do t’ia themi në takimet e ardhshme Turqisë”, tha Breul.

Breul më tej tha se kancelarja gjermane Angela Merkel në bisedën telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan premtoi mbështetje shtesë për strehimin e refugjatëve dhe porositi se Gjermania edhe më tej qëndron në fjalën e dhënë.

Paralelisht me këtë, zëdhënësi i Qeverisë gjermane Steffen Seibert deklaroi se Gjermania dënon sulmin e mbrëmshëm ajror të cilin forcat e regjimit të Bashar al-Assadit e kryen mbi forcat turke në Idlib, ku 33 ushtarë turq dhanë jetën si dëshmorë, ndërsa 32 të tjerë u plagosën.

Seibert bëri thirrje për ndërprerjen urgjente të sulmeve që në Idlib i kryen regjimi i Assadit, si dhe vendosjen e armëpushimit si parakusht për zgjidhjen politike të krizës në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit