Përgjimet e antimafias italiane, Balla: Eurodeputeti që përmendet për lidhje në Tiranë, mik i vjetër i Lulzim Bashës

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur sot interesimit të gazetarëve në lidhje me përgjimet e e antimafias italiane të publikuara edhe në vendin tonë.

I pyetur për rolin e eurodeputetit Lorenzo Cesa, i cili ka dalë në skenë si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali, Balla tha se ai është mik i vjetër i Lulzim Bashës.

“Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pas në zyrë, e ka takuar në Bruksel e ka takuar edhe në Romë, e njeh shumë mirë ai”,- tha Balla.

Socialisti tha se kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Ai inkurajoi SPAK të hetojë, ndërsa shtoi se të njejtën gjë po bëjnë edhe autoritetet italiane.

“Është gjë e mirë që SPAK po heton, të bëhen hetime të thella dhe të plota. Sa për eurodeputetetin pyeteni Lulzimin se e ka pas edhe në zyrë…Unë përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikime dhe t’i shkojë deri në fund kësaj çështje që po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinjë dhe unë nuk dua të hy në këtë pjesë”,- shtoi Balla.

Kujtojmë që europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë (UDC) i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri. Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit