“Periudha paszgjedhore, mundësi për reforma ekonomike dhe sociale”

Mos i humb

Shoqata e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Turqisë (TUSIAD) tha periudha e ardhshme pa zgjedhje është një mundësi për agjendën e tyre të reformave ekonomike, sociale dhe politike.

“Urojmë avancimin e shpejtë në reformat në gjitha fushat, përfshirë mjedisin e investimeve, arsimin, transformimin digjital dhe tregun e punës”, thuhet në një njoftim të TUSIAD me rastin e zgjedhjeve lokale në Turqi.

“Në këtë kuadër, në drejtim të Programit të Ri Ekonomik të cilin qeveria jonë e njoftoi më 20 shtator 2018, prioritet do të jenë politikat restriktive monetare dhe buxhetore për mjedisin ekonomik të besimit”, thuhet nga TUSIAD.

Më tej, TUSIAD potencoi se një qasje ekonomike holistike do të jetë jashtëzakonisht efektive pa kompremetuar parimet e tregut të lirë, që përforcon pavarësinë dhe transparencën e organeve rregullatore, përmban reforma strukturore që rrisin konkurrencën e Turqisë në botë dhe eliminon dobësitë ekonomike.

“Kemi besim të plotë se Turqia duke u integruar me ekonominë evropiane, në të njëjtën kohë si qendër e Euroazisë e hapur për të gjithë botën do të jetë një vend në rritje në shekullin 21”, tha TUSIAD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit