Përleshje në kufirin Pakistan-Indi, 3 të vrarë

Mos i humb

Tre ushtarë të Pakistanit kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ushtarët e Indisë në kufirin midis dy vendeve në Kashmir.

Në një deklaratë me shkrim nga Ushtria e Pakistanit thuhet se ushtarët indianë kanë shkelur armëpushimin duke hapur zjarr në rajonin Rukh Chakri të Azad Kashmirit, i cili ndodhet nën kontrollin e Pakistanit.

Në deklaratë thuhet se në zjarrin e hapur kanë humbur jetën tre ushtarë pakistanezë dhe se një ushtar tjetër është plagosur.

Bëhet e ditur se ushtria pakistaneze i është përgjigjur zjarrit të hapur nga pjesa tjetër e kufirit.

Sipas lajmeve të mediave indiane, pretendohet se 10 ushtarë indianë kanë kaluar në anën tjetër të kufirit të Kashmirit dhe se në sulmin e kryer në stacionin policor të ushtrisë pakistaneze kanë humbur jetën tre ushtarë të Pakistanit.

Në përleshjet që ndodhën të shtunën mes ushtrisë së Pakistanit dhe të Indisë 4 ushtarë indianë u vranë.

Në Kashmir i cili është subjekt i një debati që nga viti 1947 mes Indisë dhe Pakistanit si rezultat i ngjarjeve të dhunshme kanë humbur jetën 70 mijë persona. Grupet e rezistencës që nga viti 1989 protestojnë për pavarësi ose për bashkim me Pakistanin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit