Përleshje në Sinai, vriten dy ushtarë egjiptianë

Mos i humb

Të paktën dy ushtarë të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, është bilanci i një operacioni të cilin e ndërmorën forcat egjiptiane të sigurisë, në gadishullin e Sinait të trazuar.

Ushtria e Egjiptit njoftoi se në 24 orët e kaluara kanë kryer një operacion kundër grupeve militante në gadishullin e Sianit, ku kanë kanë vrarë të paktën gjashtë militantë të armatosur.

“Në shkëmbim zjarrin mbetën të vrarë dy ushtarë egjiptian, ndërsa dy të tjerë u plagosën”, thuhet në njoftim.

Vrasjet e fundit kanë çuar në 24 numrin e ushtarëve të vrarë prej kur ushtria nisi një operacion kundër militantëve më 9 shkurt.

Paralelisht me këtë, janë arrestuar të paktën 513 militantë dhe mbi 3.700 persona të dyshuar për lidhje me formacionet e armatosura.

Nga vera e vitit 2013, Sinai është bërë vatër e një krize të thellë politike dhe të sigurisë, si pasojë e grusht shtetit me të cilin u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, Mohamed Morsi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit