Përleshje në Xhamu Kashmir

Mos i humb

Në një operacion të forcave të sigurisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, 5 kryengritës e kanë humbur jetën.

Zyrtarët e policisë njoftojnë se pas një denoncimi kanë filluar përleshjet në mes të kryengritësve dhe forcave të sigurisë të cilët kanë kryer operacion në rajonin Qazigund.

Zyrtarët njoftojnë se 5 kryengritës e kanë humbur jetën nga gjuajtja me armë zjarri. Pas kësaj një numër i madh personash kanë mbajtur protestë. Në protestat ku forcat qeveritare kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës, të paktën 6 persona janë plagosur.

Çështja e Kashmirit 

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 mbajtën qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin krahina “Xhammu Kashmir”.

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jetojnë shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë që nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit