Përmbyllet rindërtimi në Krujë, Rama: Shtëpi falas, me infrastrukturë e hapësira të reja publike

Mos i humb

Në Krujë, 336 familje të prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të 2019-ës, kanë gati banesat e tyre të reja.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, si dhe kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli vizituan sot lagjen e re të rindërtuar, që përmbyll edhe rilindjen e Krujës.

“Në lagjen më të re, e cila përmbyll Rilindjen e Krujës nga rrënojat e tërmetit shkatërrues, duke krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, të fortë e të bukur dhe falas, me infrastrukturë e hapësira të reja publike”, tha kryeministri Rama.

Gjatë takimit me banorët, Rama tha se shtëpitë e reja janë sot të ndërtuara, edhe pse ju nuk e besuat.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se janë 19 godina me 336 njësi banimi të tre tipologjive.

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli vuri në dukje se kjo lagje është kthyer në një lagje modern me të gjitha shërbimet, parkime nëntokësore, sheshe të vogla që do të kthehen në kënde për fëmijët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit