Përmbyset makina në Elbasan- Peqin, plagosen dy persona

Mos i humb

Një aksident me pasoja është rregjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin e rrugës kombëtar Elbasan-Peqin.
Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në Vidhas.
Të njëjtat burime bënë me dije se autovetura e përfshirë në aksident po qarkullonte me shpejtësi.Ai ka devijuar drejtimin e lëvizjes për të evituar përplasjen e një këmbësori dhe më pas ka humbur kontrollin.

Për pasojë automjeti është përplasur me bordurën mbrojtëse dhe është përmbysur.Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti dhe një person tjetër që ndodhej me të. Policia ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndersa të plagosurit janë transportuar në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit