Përmbyset një autobus në Turqi, të paktën 9 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Silopi të qytetit juglindor të Turqisë, Sirnak.

Autobusi me targa të huaja që transportonte udhëtarë mes Irakut dhe Turqisë, është përmbysur në rrugën Silopi-Habur.

Sipas vlerësimeve të para në aksidentin kanë humbur jetën të paktën 9 persona 3 prej të cilëve fëmijë, ndërsa janë plagosur 28 të tjerë.

Të plagosurit janë transferuar nëpër spitale./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit