Përmbyset rezultati në Durrës/ Rama del i pari në listë, lë pas Rrahman Rrajan. Kampi i PD mbetet i pandryshua

Mos i humb

Ndërsa numërimi në qarkun e Durrësit vijon ende, ajo që shihet deri në këto momente është se Edi Rama është më i preferuari i listës së socialistëve.

Aktualisht, kryeministri Edi Rama kryeson listën në qarkun e DR me 8656 vota, i ndjekur nga kandidati i Krujës Rrahman Rraja me 7421 vota. Në 321 QV të numëruara nga 481 që ka qarku, lista vijon me përballjen e kandidatëve Jurgis Çyrbja me 5325 vota dhe Lefter Koka me 5319.

Ndërkohë në kampin blu vazhdon të kryesojë listën e demokratëve dhe aleatëve, 22-vjeçarja Andia Ulliri me 5373 vota. Ajo mbetet një befasi e bukur e këtyre zgjedhjeve dhe është e vetmja studente në listën e opozitës, si kandidate në zonën e Fushë-Krujës. Edhe pse numërimi është mbyllur në Bashkinë e Krujës ajo po merr vota dhe në qendrat e votimit të bashkisë Durrës të cilat janë të vetmet që vijojnë procesin për shkak të pezullimeve që patën një ditë më parë.

Për të njëjtin numër qendrash votimi (321 QV) 22-vjeçarja ndiqet nga një tjetër grua, Manjola Luku, edhe ky një emër i ri në listën e PD-së, e cila po e ngushton me shpejtësi diferencën dhe ka siguruar deri tani 5362 vota. Vetëm 11 më pak se kryesuesja e listës. I treti përsa i përket numrit të votave të siguruara është Igli Cara me 4067 vota.

Gjithsesi, gjithçka mbetet e hapur pasi vijon numërimi në KZAZ-të e Durrësit dhe herësi në Durrës për PS është 9.615 vota, ndërsa për PD 10.576 vota

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit