Përmbytja në Obot, Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës

Mos i humb

Në qarkun Shkodër qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të mbeten nën ujë në fshatin Obot, Oblikë dhe Murriqan ndërsa prurjet e liqenit dhe lumenjve Drin e Bunë po arrijnë në kuotën kritike të 9 metrave.

Për situatën e rënduar të ditëve të fundit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, duke hasur në rezistencën e prefektit të qarkut por edhe kreun e emergjencave civile, sipas të cilave kjo situatë kërkon vetëm ndërhyrjen e bashkisë.

“Është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli. Nuk mund ta besoj një ministër që i thotë banorëve, shiu ka rënë nga qielli. Përmbytjet e tokave bujqësore kanë ardhur nga shkarkimet e lumit Drin. Duhet të shtonim situatën e emergjencës civile”, u shpreh kryebashkiakja Voltana Ademi.

“Ti nuk na ke thënë asnjë raport çfarë të është raportuar nga sektori i emergjencës. Situata në Shkodër nuk është emergjente”, tha Shemsi Premçi.

Për kryebashkiaken Ademi përmbytjet nuk kanë ardhur për shkak të motit por nga keqmenaxhimi në kaskadën e Lumit Drin dhe shkarkimet e pakontrolluara prej një kohe të gjatë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit