
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara gjatë reshjeve të dendura në Pakistan.
Në deklaratën e publikuar nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive, thuhet se në përmbytjet e ndodhura në dy ditët e fundit në provincat Hayber-Pahtunhva dhe Balochistan, kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.
Në të dyja provincat janë dëmtuar shumë shtëpi, ndërsa disa plotësisht janë rrëzuar.
Zyrtarët e meteorologjisë theksuan se reshjet pritet të zgjasin edhe dy ditë.


