Përmbytje në Shkodër, angazhohen forcat ushtarake

Mos i humb

Situata nga reshjet e shiut gjatë orëve të fundit vazhdon të jetë problematike në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku mijëra hektarë tokë vazhdojnë të jenë të përmbytura.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informon se për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që kanë kryer evakuimin e dhjetëra banorëve nga zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës. 

Sipas këtij institucioni, me ndihmën e forcave ushtarake po merren masa për forcimin e argjinaturave, ndërsa në qarkun e Shkodrës janë mbi 2900 hektarë tokë vazhdojnë të jenë të përmbytura. 

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë (IGJEUM) sot dhe nesër priten reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit, ku në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive.

Kujtojmë se reshjet e shiut të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në Shkodër, Durrës dhe zona të tjera të vendit, ndërsa në Vlorë tre ditë më parë si pasojë e erës së fortë humbi jetën një person, i cili u godit nga një vetrartë xhami. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit