Përmbytjet masive, zbehen shpresat për të mbijetuar në Gjermani

Mos i humb

Disa ditë pas përmbytjeve masive në Gjermani ku rreth 200 persona humbën jetën, ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë shpresa për të gjetur të mbijetuar mes rrënojave të fshatrave të përmbytura.

Mësohet se janë me mijëra persona që rezultojnë të zhdukur, nga përmbytjet më të mëdha të 6 dekadave të fundit.

Autoritetet janë shprehur se çdo viktimë e mëtejshme që do të gjendet tani ka të ngjarë të ketë vdekur.

Qeveria federale pritet të njoftojë planet për të siguruar 200 milion euro ndihmë emergjente. Kjo shumë do të jepet për 16 shtetet federale të Gjermanisë për të riparuar ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar dhe për të ndihmuar njerëzit në situata krize.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit