Gjermania është “paralizuar” në dy ditët e fundit, që kanë shkaktuar deri tani 80 viktima dhe mbi 1000 persona të zhdukur.
Ndërkaq gjermanët vijojnë të jenë sërsih në alarm, pasi pritet përkeqësim i motit.
Banorët e një zone të përmbytur në Gjermani rrëfejnë tmerrin që përjetuan nga përmbytjet.
Ata theksojnë se uji kishte një fuqi të madhe dhe i përplaste kudo.
‘’Gjysma e fshatit është zhdukur. Ishte e tmerrshme pasi nuk mundëm të ndihmonim njeri. Po na thërrisnin nga dritaret, por nuk iu afroheshim dot.
Shtëpitë po shembeshin në të gjitha anët. Ishim me fat që mbijetuam.”, shprehet një banor.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt.
Nuk mundëm të shpëtonim asgjë.
Uji kishte një fuqi të jashtëzakonshme, shpërtheu derën dhe më përplasi mua tek oxhaku.
Aq shumë presion kishte.”, shton një tjetër.


