Përmes duarve tuaja mund të zbuloni nëse vuani nga ndonjë sëmundje

Mos i humb

Ndryshime të llojllojshme në shuplakat dhe gishtat tanë mund të tregojnë problemet në pjesët e tjera të trupit, prandaj këto shenja paralajmërimi nuk do të duhej t’i injoronim.

Simptomat e këtilla mund të jenë të shkaktuara nga sëmundje specifike apo mungesa e nutrienëve në organizëm.

Mbase dini t’i dalloni disa te vetja?

Mungesa e vitaminave
Nëse ndieni therje apo pickim në duar, janë shenja që nuk merrni mjaft vitamina B1, B6, B12 dhe E. E vetmja mënyrë që me siguri të konstatoni se a vuani nga mungesa e vitaminave është testi i gjakut. Nëse testi është pozitiv, mjeku do t’ju përshkruaj suplemente përkatëse të vitaminave.

Problemi me qarkullimin e gjakut
Mpirja e gishtave në dorën e djathtë mund të jetë simptomë e hernies, por edhe shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton telegrafi.

Diabeti
Pickimi i cili fillon në shputa dhe përhapet në drejtim të duarve mund të jetë shenjë e diabetit. Shkaktari është qarkullimi i gjakut i cili përçohet deri te dëmtimi i përfundimeve nervore.

Molisja
Nëse vazhdimisht ngrini objekte të rënda apo mbani nyjën në pozitë të papërshtatshme, u bëni presion të madh në nerva të ndjeshme afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo mund të çojë në ndjenjën e pickimit apo të mpirjes së gishtave. Është me rëndësi që t’i pushoni duart, si edhe që të flini mjaftueshëm dhe të ulni nivelin e stresit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit