Përpjekja e dështuar e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Mos i humb

Pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiçit, kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri ka marrë iniciativë për ta bashkuar këtë qytet.

Për këtë çështje Bahtiri ka thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë ndryshimi i Ligjit për Kufijtë Administrativë, përmes të cilit Bahtiri shpreson se do ta bashkojë Mitrovicën.

Por procedura e ndryshimit të ligjit për të cilin Bahtiri ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal përcaktohet me një ligj tjetër.

Është Ligji për Nisma Legjislative ai i cili përcakton se kush mund të bëjë inicime të tilla e këtu nuk përfshihen komunat e as kryetarët e komunave.

“E drejta e nismës legjislative mund të merret nga presidenti i Republikës së Kosovës nga fushë veprimtaria e vet, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Qeveria ose më së paku dhjetëmijë (10.000) qytetarë me të drejtë vote”, thuhet në Ligjin për Nisma Legjislative.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë iniciativën e Bahtirit pasi thonë se ende nuk kanë një qëndrim për këtë çështje.

Për ish-ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, shkruan zëri,  edhe mund të ketë të drejtë të kërkojë Bashkimin e Mitrovicës, por nuk mund të ketë kurrfarë ndikimi në realizimin e kësaj çështjeje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit