Përplasja me Voltana Ademin për drejtimin e Shoqatës së Bashkive, gjykata thirrje Pjerin Ndreut: Plotëso padinë, ka të meta

Mos i humb

Vijon përplasja me kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, dhe socialistit Pjerin Ndreu, lidhur me zëvendësimin e Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive.

Më 8 qershor të këtij viti, Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, por Ademi nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Pjerin Ndreu i është drejtuar gjykatës, pasi sipas ligjit, çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.

Në një përgjigje të dhënë këtë të shtunë, gjykata i kërkon Ndreut të plotësojë padinë e tij, pasi sipas organit të drejtësisë, ajo ka të meta.

foto galeri

foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit