Është shtyrë seanca për përplasjen mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me mosmarrëveshjen përsa i përket kompetencave të të dyja palëve.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej më 25 mars, në orën 10:00, në Gjykatën Kushtetuese.
Në fokus të seancës do të ishte përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për dekretet e ministrave.
Më herët Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn, si ministër të Jashtëm në detyrë.
Kreu i qeverisë paditi në Kushtetuese presidentin Meta me pretendimin se nuk ka kompetenca që të mosdekretojë emërimet e ministrave të kabinetit.


