Përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive/ Voltana Ademi i drejtohet Gjykatës së Tiranës

Mos i humb

Voltana Ademi i drejtohet gjykatës dhe kërkon të shpallet i paligjshëm zgjedhja e Pjerin Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive.

Kryetarët e 23 bashkive të vendit janë mbledhur në qytetin e Lezhës për të shkarkuar kryetaren e shoqatës së bashkive të Shqipërisë, Voltana Ademi dhe për të zgjedhur kryetarin e ri, që me shumicë votash u zgjodh Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë Lezhës.

Kryetari i ri tha se shoqata nuk është mbledhur prej dy dhe hodhi poshtë akuzat e bëra nga Voltana Ademi.

Sipas kryebashkiakes së Shkodrës largimi i saj është bërë për të ndryshuar përfaqësimin e shoqatës së bashkive në gjyqin që do zhvillohet në gjykatën kushtetuese për zgjedhjet e vitit 2019.

Padinë kundër zgjedhjeve lokale të 2019 është bërë nga shoqata e bashkiakëve me firmën e kryebashkiakes së Shkodrës. Me drejtimin e ri të shoqatës, padia me shumë gjasa do tërhiqet pa i ardhur radha dhënies së vendimit.

Me herët, Voltana Ademi u është drejtuar me një letër Ambasadoreve duke kapje ilegale te Shoqatës se Bashkive të Shqipërisë

Kerkese per nderhyrje kryesore e Voltana Ademi Shoqata e Bashkive

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit