Përplasje në Kuvend, Zhupa kërkon dorëheqjen e Ramës: “PS nuk është më Socialiste”

Mos i humb

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Zhupa deklaroi se zhvillimet e fundit me ish kreun e SHISH Vlora Hyseni, dhe jo vetwm, kanë konfirmuar akuzat e ngritura më herët nga opozita për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Ajo tha se Kuvendi duhet të fokusohet te situata që, sipas saj, po kalojnë institucionet shqiptare, duke iu referuar edhe ngjarjeve të fundit në Sarandë. Zhupa komentoi edhe çështjen e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar atë si “simbol të tradhtisë kombëtare”, sipas qëndrimit të saj.

Në vijim, deputetja e PD-së kërkoi përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ina zhupa:Kemi të vërtetuar atë që Berisha e olka thënë dhe ju dukej ccudi. Narkoshtet ka grupin e vet të strukturuar nga drejtoresha e SHISH te drejtoresha e AKSH te drejtoi i Policisë Poroda, të gjithë me në krye narkosin, Edi Rama.
Ku Kuvend nuk mund të diskutojë një tjetër. Më dhemb Saranda sepse vriten njerëzit, por ka më të dhimbshme kur shteti bëhet narkoshtet
Nuk mund të flasim për Sarandën, kur del Vlora aty që e ka bërë me turp emrin, sepse ajo e SHISH është simbol i tradhtisë kombëtare.
Kërkojmë përgjegjësi dhe dorëheqjen e Ramës që nuk ka fytyrë të vijë këtu. Të kalohet në qeveri e vetmja mënyrë për të hequr damkën e narkoshtetit.
E keni simbolin PS, por sot e keni emrin “Partia e Skandaleve”. Skandali është normalizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit

LIVE TV