
Deklarata e Muharrem Nitajt në një debat televiziv ku tha se qarshia po flet për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK, ka bërë që disa nga antarët e Nismës Socialdemokrate të reagojnë vrullshëm.
Haxhi Shala i Nismës, e quajti Nitajn zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.
Ndaj kësaj deklarate të deputetit Shala, ka reaguar Nitaj i cili përmes një postimi në facebook, ka thënë kolegëve të Nismës se po të ishte në vendin e tyre do të kishte kërkuar falje.
‘I pashë disa reagime të kolegeve tëe Nisma-s, në mesin e të cilëve edhe të kolegut Haxhi Shala. Më vjen keq që e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri në fund! Nuk është mirë që fjalë të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikës’, ka shkruar Nitaj në Facebook.
Postimi i plotë i Nitajt:
Pergjige kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)
I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!
Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.
Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:
Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.
Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)
Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!
Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje!


